Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Propozimi “surprizë” i kryesisë së Partisë Socialiste: Edi Rama, Ministër i Jashtëm!

Propozimi “surprizë” i kryesisë së Partisë Socialiste: Edi Rama, Ministër i Jashtëm!
January 14
12:24 2019

Propozimi i Gent Cakajt si Minsitër i Jashtëm nga Kryeministri Rama ishte shkaku për një përplasje të re mes tij dhe Presidentit Ilir Meta. Ky i fundit nuk e dekretoi këtë propozim për rolin e Cakajt në qeveri, kryesisht për shkak të deklaratve të tij për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Burime për “Balkanweb” kanë zbuluar se kryesia e Partisë Socialiste ka gati një kandidat të ri për Ministrinë e Jashtme. Sipas informacioneve, Kryeministri Rama do të jetë i propozuari për këtë post. Emri i kreut të qeverisë do të jetë në tryezën e Presidentit shumë shpejt dhe në varësi të pranimit ose jo të kandidaturës së tij nga Meta, socialistët do t’i votojnë ndryshimet në qeveri në një seancë të posaçme parlamentare.

Ndërkohë, përsa i përket Cakajt, ideja që të ridërgohet emri i tij në presidencë është hedhur poshtë për të shmangur një refuzim të dytë nga Presidenti. Për ngërçin e krijuar mes institucionit të Kryeministrit dhe Presidentit, nga ana tjetër, Partia Socialiste do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për të kërkuar nëse Meta ka të drejtë të refuzojë një propozim të Ramës.

Kujtojmë që skenari kur Kryeministri mban dhe portofolin e Ministrit të Jashtëm është i ngjashëm me situatën që ndodhi në Greqi, kur Kryeministri grek Tsipras e mori këtë post duke zëvendësuar Nikos Kotzias pas dorëheqjes.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje