Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Propozimi i ri i BE-së do të lërë gjurmë te rrjetet sociale që ne duam aq shumë

Propozimi i ri i BE-së do të lërë gjurmë te rrjetet sociale që ne duam aq shumë
January 11
11:55 2017

Rrjetet sociale dhe kompanitë e dërgimit të mesazheve, si Whatsapp, iMessage dhe Gmail do të përballen me rregulla shumë të forta pas një propozimi që ka bërë Bashkimi Europian.

Këto kompani duhet të sigurojnë konfidencialitetin e çdo konsumatori për sa u përket bisedave të tyre përpara se t’u marrin informacionin personal për të shkuar më pas me reklama.

Për shembull, Gmail apo Hotmail nuk do të ketë mundësi që të skanojë të dhënat tuaja për t’i përdorur për reklama nëse nuk arrijnë t’ju ruajnë sigurinë e kërkuar për sa u përket materialeve tuaja konfidenciale.

Gjithashtu këto aplikacione duhet të bëjnë të mundur që t’i pyesin konsumatorët përpara se t’i nxjerrin banerat e reklamave apo mesazheve personale që kompani reklamuese dërgojnë duke ndërhyrë në punët tuaja personale në rrjete sociale apo në kompaninë që ju përdorni për email.

Sigurisht që këto rregulla të reja do të lehtësojnë konsumatorët, por nuk do të jetë shumë e thjeshtë për këto kompani që jo vetëm duhet të bëjnë pjesë të platformave të tyre rregulla të reja sigurie, por do ta kenë edhe më të vështirë reklamimin.

Megjithatë, ky propozim duhet të kalojë një herë në Parlamentin Europian për t’u kthyer në ligj dhe më pas të aplikohet te të gjitha kompanitë. /Blitz.al/

Shperndaje