Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Propozimet në Kodin Rrugor, aksidentet me pasojë vdekjen do të cilësohen vrasje. Ja dënimet që do të aplikohen

Propozimet në Kodin Rrugor, aksidentet me pasojë vdekjen do të cilësohen vrasje. Ja dënimet që do të aplikohen
September 29
09:32 2016

Një ditë pas aksidentit me pasojë vdekjen e një polici në Kamëz, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u shpreh se së shpejti do të propozojë një amendim në Kodin Penal me qëllim që aksidentet që shkaktojnë pasoja në shëndetin dhe jetën e njerëzve të mos cilësohen më “Aksident me pasojë vdekjen” por “Vrasje”.

Ekspertët kanë nisur punën për këtë draft, i cili pritet të kalojë në Këshillin e Ministrave dhe më pas në Parlament.

Në pikën 1 të nenit 290 të propozuar  nga ekspertët citohet: “Cilido që shkakton nga pakujdesia vdekjen e një personi duke shkelur normat e sjelljes që disiplinojnë qarkullimin rrugor dënohet me burg nga 2 deri në 7 vite”.

Në pikën 2 të po këtij neni citohet: “Cilido duke drejtuar një mjet me motor në gjendje të dehur, ose turbullimi/ ndryshimi psiko-fizik, rrjedhojë e marrjes së substancave droguese ose psikotrope, në zbatim të përcaktimeve 184 dhe 185 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë – Ligji Nr. 8378, datë 22.07.1998, shkakton nga pakujdesia vdekjen e një personi dënohet me burgim nga 8 vite deri në 10 vite”.

Veç këtyre masave, në rast se drejtuesi i mjetit shkakton vdekjen ose plagosjen e një ose më shumë personave, aplikohet dënimi për shkeljen më të rëndë, të rritur deri në tri herë, por që nuk mund të tejkalojë 18 vite burgim.

Masa e ndëshkimit rritet edhe për ata drejtues mjetesh që pas aksidentit me pasojë vdekjen ose plagosjen e personave, largohet nga vendngjarja, dënimi shkon deri në 5 vite burgim. Ndëshkimet e reja të propozuara prekin dhe drejtuesit e motoçikletave. /Blitz.al/

 

Etiketimet
Shperndaje