Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Propagandë terroriste”, Turqia ndërpret transmetimin e një televizioni

“Propagandë terroriste”, Turqia ndërpret transmetimin e një televizioni
October 05
09:53 2016

Autoritetet turke po vijojnë me “masat kundër terrorit”, siç shprehen ata, duke mbyllur një tjetër televizion, i cili akuzohet për propagandë terroriste. Vendi ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme, të deklaruar pas grushtit të shtetit të dështuar këtë verë.

Kanali “IMC TV”, i njohur për përmbajtjen pro kurde dhe liberale, është media më e fundit turke, e cila u mbyll të martën pasi policia bastisi ndërtesën dhe ndërpreu transmetimet. Një gazetar veteran i këtij televizioni tha për “Al Jazeera” se televizioni u mbyll me pretendimin se prekte çështje të ndjeshme në Turqi.

PKK është cilësuar si një “organizatë terroriste” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian. “Kabineti i Ministrave në Turqi ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme me një shtesë prej 90 ditësh.”, bëri me dije gjatë të martës, zëdhënësi i qeverisë turke.

Komento
Etiketimet
Shperndaje