Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pronësia e truallit në Gjirin e Lalzit, ministri Manjani urdhëron nisjen e hetimit

Pronësia e truallit në Gjirin e Lalzit, ministri Manjani urdhëron nisjen e hetimit
September 21
10:20 2016

Nga Anduena Llabani

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka dhënë urdhër për hetim administrativ lidhur me sqarimin e situatës së pronësisë mbi truallin në Gjirin e Lalzit, ku do të investonte shoqëria OMNIX (shoqëria e biznesmenit libanez). Ministri ka urdhëruar mbledhjen e informacionit zyrtar nga arkiva e Agjencisë së Trajtimit të Pronës (ATP).

Informacion do t’i kërkohet edhe ZVRPP Durrës. Urdhri parashikon nisjen e inspektimit për sqarimin e legjitimitetit të vendimeve të gjykatës së Durrësit. Konkluzionet e hetimit administrativ do të bëhen të ditura në përfundim të procedurave ligjore. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje