Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pronarët e lokalit në Borsh dhunojnë 5 turistë spanjollë, zbulohet shkaku

Pronarët e lokalit në Borsh dhunojnë 5 turistë spanjollë, zbulohet shkaku
August 15
16:05 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Borsh. 5 turistë spanjollë janë dhunuar nga pronarët e një lokali të zonës. Sipas raportimit të “BalkanWeb” turistët kishin ardhur me jaht nga Saranda dhe kishin hyrë në ambientet e lokalit. Ata nuk e kishin pëlqyer shërbimin e ofruar dhe ishin ngritur për t’u larguar.

Kjo ka bërë që pronarët e lokalit të ndjekin furgonin e turistëve dhe më pas të përleshen me ta me grushta.

Në konflikt e sipër, pronarët e lokalit kanë nxjerrë edhe armët e ftohta për të goditur turistët si dhe kanë thyer xhamin e furgonit. Brenda furgonit ndodheshin 7 persona, prej të cilëve 5 spanjollë, shoferi dhe shoqëruesi i turistëve. Aktualisht forca të shumta të policisë së Himarës, Sarandës dhe FNSH janë vënë ne ndjekje të autorëve dhe po punohet për kapjen e tyre.

Burimi: BalkanWeb

Komento
Shperndaje