Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Prokuroria shkresë bashkisë Tiranë dhe policisë: Mos shembni asnjë objekt pa lejen tonë

Prokuroria shkresë bashkisë Tiranë dhe policisë: Mos shembni asnjë objekt pa lejen tonë
December 03
12:40 2019

Prokuroria e Tiranës në datë 27 Nëntor, pra një ditë pas tërmetit ka regjistruar procedimin penal për nisjen e hetimeve për ndërtimet abuzive. Ndërkohë që dje organi i akuzës së kryeqytetit i ka kërkuar bashkisë së Tiranës dhe policisë që të lajmërohen para cdo shembje.

Gjithashtu prokuroria kërkon nga bashkia dhe policia që t’u vendosin në dispozicion për 48 orë, pra deri në datë 5 dhjetor të gjithë listën me objektet e dëmtuara.

Prokuroria e Tiranës iu është drejtuar me një shkresë bashkisë dhe policisë, duke i urdhëruar të mos bëjnë asgjë veprim pa miratimin e prokurorëve.

“Na vini në dispozicion listën e objekteve të dëmtuara. Procedimi penal nr 89. 6 ditë pas kësaj shkrese si policia dhe bashkia nuk kanë raportuar asnjë informacion në Task Forcën e prokurorisë për objektet e dëmtuara.

Për çdo lloj situate në të cilën është konstatuar dëmtim dhe është vendosur prishja e ndërtimit, të njoftohet paraprakisht Prokuroria, e cila vë në dispozicion grupin hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve”, thuhet në shkresën, që mban firmën e drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Share