Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prokuroria për vdekjen e turistit rus: Fatmir Kuçi, personi i parë që konstatoi ngjarjen

Prokuroria për vdekjen e turistit rus: Fatmir Kuçi, personi i parë që konstatoi ngjarjen
August 05
17:58 2016

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë të shënuar në Himarë, ku një turist rus humbi jetën si pasojë e goditjes nga mjeti lundrues, prokuroria ka bërë me dije detaje të tjera. “Më  datë 03.08.2016, kjo familje ishte duke frekuentuar plazhin në vendin e quajtur Livadh dhe rreth orës11:15 kanë vendosur të largohen nga plazhi në fjalë. Shtetasi Denis Kaiumov ka hyrë në det të notojë, ndërsa bashkëshortja e tij me vajzën janë nisur më këmbë për në shtëpinë e tyre të pushimit. Ky moment ka qenë edhe kontakti i fundit i familjarëve të tij me të ndjerin deri sa janë njoftuar nga shoqëruesja e tyre E.D. për ngjarjen e ndodhur dhe se familjari i tyre ndodhej në spitalin e Vlorës.

Me mbërritjen e viktimës në spitalin e Himarës është bërë këqyrja fizike e jashtme e trupit, ku janë konstatuar plagë si ato prerëse në pjesën e shpinës dhe pjesët anësore të trupit si dhe dëmtime të llojeve të tjera në shpinë dhe gjymtyrët e poshtme”, – thuhet në deklaratën e prokurorisë, përcjell Blitz.al.

Më tej bëhet me dije se Fatmir Kuçi, i akuzuari për vdekjen e turistit, ishte i pari që konstatoi ngjarjen dhe e transportoi viktimën në spitalin e Himarës. Në dëshminë e tij, shtetasi Kuçi ka bërë me dije se ndodhej prej disa ditësh në Himarë. Ai kishte dalë për xhiro me skafin e tij, mjeti me të cilin dyshohet se aksidentoi pushuesin rus. Fatmir Kuçi ka mohuar të jetë përgjegjësi dhe është shprehur se e ka gjetur rastësisht në atë gjendje. Njollat e gjakut në mjetin lundrues, biznesmeni sqaroi se kanë mbetur në momentin që ka gjetur të dëmtuar viktimën dhe e ka hipur në bordin e skafit të tij.

“Ai gjithashtu ka pohuar se pranë tij në ato momente ka pasur edhe mjete të tjera lundruese dhe pas tij ka qenë edhe një mjet gomone, të cilit i ka bërë me shenjë dhe personi që e drejtonte gomonen ka qëndruar paralel me skafin dhe  një person nga bordi i i gomones është hedhur në det bashkë me shtetasin Fatmir Kuçi, duke e hipur viktimën në skafin e këtij të fundit dhe janë nisur në drejtim të bregut të detit”, – citohet në deklaratën e prokurorisë. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje