Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prokuroria mbyll hetimin për Anjeza Shabanin, drejtuesja e kopshtit që keqtrajtonte fëmijë

Prokuroria mbyll hetimin për Anjeza Shabanin, drejtuesja e kopshtit që keqtrajtonte fëmijë
October 08
10:37 2016

Bëri mjaft bujë keqtrajtimi i fëmijëve nga drejtuesja e kopshtit “Diren”. Prej kohësh ajo ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve nëpërmjet pickimeve, goditjeve me shpulla dhe kapjes me duar.

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim të pandehurën Anjeza Shabani, e akuzuar për veprën penale të “Keqtrajtimit të të miturve”, tri herë, si edhe për “Fshehje të të ardhurave”.

E pandehura, e cila është hetuar me masën e sigurisë “arrest në burg” akuzohet se, në cilësinë e drejtueses së një kopshti të palicencuar, ka keqtrajtuar tre fëmijë në ambientet e administruara prej saj./Blitz.al/

Shperndaje