Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prokuroria jep pretencën: 35 vjet burg për Julian Sinanaj

Prokuroria jep pretencën: 35 vjet burg për Julian Sinanaj
April 21
11:48 2016

Gjyqi i “grupit të vrasësve me pagesë” po shkon drejt fundit, pas zhvillimit të 55 seancave. Në seancën e ditës së sotme, Prokuroria lexoi konkluzionet përfundimtare për të akuzuarit dhe vitet përkatëse të burgimit.

Për vrasësin me pagesë, Julian Sinanaj, prokuroria kërkoi 35 vjet burg. Ai u arrestua në janar të vitit 2014 në Tiranë, gjatë kohës që ishte duke planifikuar ekzekutimin e një biznesmeni me urdhër të Ilir Karcinit.

Sipas prokurorisë, Sinanaj ka marrë disa porosi nga të pandehurit Andon dhe Genis Mehillaj, Marion Mitro dhe biznesmeni Ilir Karçini për të eliminuar disa persona, duke bashkëpunuar me Albin Mexhajn dhe Ndriçim Gjokonën.

Në pretencën e kësaj të enjteje, organi i akuzës ka parashikuar burgim të përjetshëm për kushërinjtë Genis dhe Andon Mëhillaj, si ekzekutorë materialë të vrasjeve, 8 vjet burg për Ndriçim Gjokonën, 26 vjet burg për Marion Mitron, 11 vjet burg për Albin Mexhaj dhe 5 vite burg për biznesmenin Ilir Karçini.