Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prokuroria e Krimeve të Rënda: Ja çfarë i sekuestruam gazetarit Artan Hoxha

Prokuroria e Krimeve të Rënda: Ja çfarë i sekuestruam gazetarit Artan Hoxha
September 16
09:05 2016

Gazetari investigativ i “News 24”, Artan Hoxha, ka shkuar dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pasi u akuzua nga kjo e fundit për publikimin e materialeve sekrete hetimore për sa i përket çështjes së avionit që u ul në Ishëm dhe që u kthye në debat midis të majtëve dhe të djathtëve edhe në parlament.

Në emisionin “Opinion”, Hoxha u shpreh se piloti italian Guido Andrea Guidi e ka pranuar që ka ardhur për të testuar pistën për të ulur më pas 200 kg hashash. Kjo ka qenë deklarata që e ka bërë gazetarin të shkojë në dyert e prokurorisë. Në procesverbalin e prokurorisë thuhet se Artan Hoxhës i janë sekuestruar të dy aparatet celularë dhe kartat e telefonit. Menjëherë do të nisin dhe hetimet bazuar në to. /Blitz.al/

Shperndaje