Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prokuroria: 4 vjet e 6 muaj burg për Anjeza Shabanin, që rrahu barbarisht 3-vjeçarin

Prokuroria: 4 vjet e 6 muaj burg për Anjeza Shabanin, që rrahu barbarisht 3-vjeçarin
November 18
13:41 2016

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 4 vjet e 6 muaj burg për ish-administratoren e kopshtit “Diren”, Anjeza Shabani, e cila u denoncua në një video ku shihej se rrihte barbarisht një fëmijë të vogël, që e kishte marrë nën kujdestari.

Kërkesa e prokurorisë është bërë referuar fakteve e provave të mbledhura nga kjo ngjarje, dëshmitarëve si prindërit e djalit, videos së transmetuar në emisionin “Stop”, si dhe dëshmi të tjera nga edukatoret në kopshtin që ajo administronte.

Në bazë të ligjit, përkatësisht të Neneve 124/b, dhe 248, Anjeza Shabani rrezikonte deri në 7 vite burg, por prokuroria e ka parë të arsyeshme të kërkojë 4 vite burg për Shabanin, që u cilësua pas publikimit të videos si tmerri i fëmijëve dhe e pamëshirshme.

 

nenet-1

nenet

Tashmë pritet vendimi i gjykatës për këtë çështje nëse do të pranojë kërkesën e prokurorisë ose jo. Kujtojmë që ajo ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe në çfarëdolloj vendimi që do të merret, asaj i ulet 1/3 e dënimit, çka do të thotë se nëse pranohet kërkesa e prokurorisë maksimumi që ajo mund të dënohet është 3 vite burg.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje