Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prokurori belg: Celula terroriste e Brukselit synonte sërish Francën

Prokurori belg: Celula terroriste e Brukselit synonte sërish Francën
April 10
10:33 2016

Xhihadistët përgjegjës të sulmeve në Bruksel mësohet se synonin sërish të sulmonin Francën pas sulmeve në Paris më 13 nëntor. Sipas informatave të prokurorit federal belg, planet e tyre ndryshuan për shkak të arrestimeve të shpeshta nga radhët e tyre në Bruksel.

Prokurori federal konfirmon se në vijim të hetimit ka rezultuar se qëllimi i celulës xhihadiste ishte të arrinte sërish në Francë, – shkruan “Le Monde”, por një ndryshim plani vijoi me sulmet në Bruksel. Mediat shkruajnë se u arrit në këtë përfundim në sajë të hetimit të kryer fill pas arrestimit të terroristit Mohamed Abrini, i cili u arrestua të premten bashkë me tre të tjerë.

Ai cilësohet si “i njëmbëdhjeti” i sulmeve në Paris dhe Saint-Denis, ku u shkaktuan 130 të vdekur dhe mbi 400 të plagosur. Arrestimi i Salah Abdeslam, 5 ditë përpara sulmeve në Bruksel dhe i të dyshuarve të tjerë, mendohet se ka detyruar anëtarët e qelizës terroriste të ndryshojnë planet e tyre.

Etiketimet
Shperndaje