Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Projekti i Unazës së Vogël në Tiranë, nis prishja e ndërtimeve

Projekti i Unazës së Vogël në Tiranë, nis prishja e ndërtimeve
April 16
15:39 2016

Projekti i Unazës së Vogël në kryeqytet ka nisur me prishjen e ndërtimeve që preken nga ky projekt. Konkretisht, pas vendimit të Këshillit të Ministrave “Për shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi, rikonstruksioni dhe rinovimi i Unazës së Vogël, Tiranë”, Bashkia e Tiranës ka filluar prishjen e ndërtimeve pas 15-katëshit për t’i hapur rrugë edhe fazës së fundit të punimeve për projektin e Unazës së Vogël.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shprehur se ndërtimi i saj do të përfundojë brenda një kohe rekord.

“Do përfundojmë në kohë rekord me unazën që më pas të nisë puna 12-mujore për sheshin “Skënderbej””, – është shprehur ai. Për jetësimin e projektit, parashikohen të prishen rreth 15 ndërtesa, ndërsa ai parashikohet të përfundojë përpara qershorit. Ndërkohë, një pjesë e banorëve kanë ndërmarrë iniciativën për prishjen dhe çmontimin e objekteve të tyre.

Etiketimet
Shperndaje