Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Procesi i kompensimit të pronës, ATP publikon për qytetarët numrin e kontaktit

Procesi i kompensimit të pronës, ATP publikon për qytetarët numrin e kontaktit
May 17
10:13 2016

Të gjithë qytetarët që duan të marrin informacion lidhur me procesin e trajtimit dhe kompensimit të pronës, do mund të marrin informacione duke kontaktuar në numrin e vënë në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronës.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Drejtësisë, e cila njofton se në këtë numër qytetarët do të marrin informacion lidhur me shërbimin që kërkojnë. Numri i kontaktit është publikuar në faqen zyrtare të ATP-së dhe në ambientet e agjencisë.

“Agjencia e Trajtimit të Pronës ju bën me dijeni se numri i telefonit është (04) 2256642 ndërkohë që një punonjës i sektorit të marrëdhënieve me publikun do të jetë në dispozicion për t’iu përgjigjur qytetarëve mbi dokumentacionin që duhet paraqitur nga ana e tyre lidhur me shërbimin që kërkojnë, si dhe afatet dhe procedurat që duhet të ndjekin.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Etiketimet
Shperndaje