Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Procedohet penalisht Lulzim Basha. Ja sa vjet burg rrezikon

Procedohet penalisht Lulzim Basha. Ja sa vjet burg rrezikon
February 27
16:14 2017

Prokuroria ka regjistruar një procedim penal ndaj kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha pas thirrjeve për dhunë në çadrën e ngritur përpara kryeministrisë pak ditë më parë.

Kallëzimi është bërë nga Policia e Shtetit.

“Kushdo që godet qytetarët dhe protestën, do të vijë ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh. Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat, atyre që ju ndëshkojnë pa të drejtë. Kush luan me popullin t’i bëjë llogaritë mirë, se ndryshe vala popullore do t’i fshijë nga zyrat. Kjo është një lëvizje popullore pa kthim, nuk është një manifestim partiak. Populli nuk mund të durojë më. Durimit të popullit i ka ardhur fundi, edhe durimit tonë. Boll me akte të paligjshme në kurriz të shqiptarëve, në kurriz të biznesit, por vjen momenti kur nuk do të gjeni vrimë miu për t’u futur, kur zemërata popullore të rritet. Kur ju godasin, mos ktheni faqen tjetër, por goditini me grusht. Për çdo padrejtësi goditini me grusht, koha kur populli trajtohet si dele po merr fund”, – tha Basha të premten e kaluar.

“Thirrje publike për veprime të dhunshme”, është akuza për të cilën do të gjykohet Basha.

Me këtë vepër ai rrezikon nga gjobë deri në 3 vjet burgim. /Blitz.al/

Shperndaje