Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Probleme për ish-futboolistin e njohur, pas ndarjes bashkëshortja i kërkon 1.5 milionë dollarë

Probleme për ish-futboolistin e njohur, pas ndarjes bashkëshortja i kërkon 1.5 milionë dollarë
August 26
14:01 2018

Nuk është më çudi që Diego Armando Maradona të jetë në qendër të mediave jo vetëm sportive. Së fundmi futbollisti po përballet me një situatë aspak të këndshme me ish-gruan e tij. Claduia Villafane e ka denoncuar këtë të fundit për dhunë psikologjike e në shpërblim kërkon ai 1.5 milionë dollarë prej tij.

“E ka quajtur hajdute, nënë e keqe dhe e ka denigruar si grua”- është shprehur Fernando Burlando, avokati i ish-bashkëshortes së Maradonës.

“Kam qenë dhe vazhdoj të jem viktimë e një prej formave më të këqija të dhunës psikologjike, shpirtërore dhe shkatërruese”- ka rrëfyer Claudia për të përditshmen “La Nacion”.

Komento

Shperndaje