Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Probleme kardiake, Iker Casillas shtrohet me urgjencë në spital

Probleme kardiake, Iker Casillas shtrohet me urgjencë në spital
May 01
18:25 2019

Iker Casillas është shtruar urgjentisht në spital ditën e sotme pas një problemi në zemër.
Sikurse bëjnë me dije mediat portugeze, portieri i “Porto”-s pësoi një atak kardiak gjatë trajnimit dhe u transportua menjëherë në spitalin “CUF” në Porto.
Sipas auteriteteve portugeze, situata duket se është rikuperuar tani dhe lojtari është jashtë rrezikut për jetën, por nuk ka gjasa që Casillas të vazhdojë të qëndrojë në fushë pjesën tjetër të sezonit./Blitz.al/

Share