Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prindërit e të ndjerës: Jonidën nuk e vrau Sokrati!

Prindërit e të ndjerës: Jonidën nuk e vrau Sokrati!
August 18
21:16 2016

Dyshimet e familjarëve të 29-vjeçares që u gjet e vrarë në Golem lidhen ngushtë me faktin se ata nuk janë lejuar ta shohin vajzën përpara se të varroset. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, babai i vajzës, Sefedin Çanaku, ka thënë se i dyshuari për vrasjen e saj mund të mos jetë ai që e ka vrarë. Ata dyshojnë më tepër te personi që e mori vajzën në makinë të shtunën në mbrëmje.

Gjithashtu ai ka treguar se mjekët e autopsisë nuk i kanë treguar asnjë detaj se si ka vdekur e bija. Babai madje ka treguar se askush nga familjarët nuk është lejuar as të identifikojë trupin e viktimës.

“Kjo histori më duket shumë e mistershme. Kemi dyshime se Sokrati mund të mos jetë fare autor i vrasjes së saj. Ai nuk ishte në gjendje të bënte diçka të tillë. Mund ta ketë vrarë edhe një person tjetër. Edhe për ato letra që policia tregon se ekzistojnë, pse nuk m’i tregojnë mua? Policia duhet të gjejë personat që e morën me makinë”, – ka thënë babai i të ndjerës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje