Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prindërit e shpallën të zhdukur, gjendet në Gjirokastër 15-vjeçarja nga Saranda

Prindërit e shpallën të zhdukur, gjendet në Gjirokastër 15-vjeçarja nga Saranda
July 09
16:21 2016

Një 15-vjeçare e shpallur e zhdukur prej mesditës të së premtes është gjetur së fundmi në Gjirokastër, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e zhdukjes së saj. Adoleshentja Izaura Kulla, sapo kishte ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet në qytetin e Sarandës bashkë me dy motrat e saj.

Prindërit e saj u kthyen sot nga Greqia dhe denoncuan menjëherë në polici zhdukjen e së bijës. “Qëndronte tek gjyshja, nuk e dimë nëse është larguar me dëshirë apo e kanë rrëmbyer. Kemi ardhur urgjentisht nga Greqia. S’kemi asnjë shenjë të saj. Nuk na shkon mendja asgjëkundi”, është shprehur nëna e saj.

Etiketimet
Shperndaje