Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prindërit e Giteas kanë një thirrje për ndihmë!

Prindërit e Giteas kanë një thirrje për ndihmë!
May 29
17:06 2018

Dy prindër nga Tirana Lenti and Irena Mema luten për ndihmë. Ata janë prindër të Giteas, në vajzë 22 muajshe e diagnostikuar me leuçemi akute dhe e shtruar në një spital në Gjermani.

Mirëpo, shpenzimet për kurim janë tepër të larta dhe vogëlushes do i duhet trajtim i vazhdueshëm.

“Në 20 maj të vitit 2018, pas një infeksioni urinar dhe trajtimit me antibiotikë, vajza jonë Gitea vetëm 22 muajshe u dërgua në emergjencë në Spitalin e Pediatrisë në Tiranë. Ajo ishte e zbehtë dhe shumë e dobët dhe pas një testi të gjakut u diagnostikua me Leuçemi akute limfoblastike.
Nuk mund ta besonim dhe vendosëm ta çonim atë në Gjermani, ku Spitali Universitar i Saarlandit e konfirmoi dhe kërkoi menjëherë trajtimin. Princesha jonë e vogël do të ketë nevojë për rreth dy vjet të një trajtimi të shtrenjtë, i cili ka filluar më 24 maj. Shpenzimet nga Spitali janë shumë të larta, prandaj ne po kërkojmë mbështetjen tuaj në këtë mbledhje të fondeve dhe një mirëkuptimi në këtë moment të vështirë për të, për ne dhe gjithë familjen tonë. Lenti and Irena Mema”.

LINKU ku mund të kontribuoni!

https://www.gofundme.com/gitea-mema

Komento
Shperndaje