Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prindërit e dy amerikanëve të vrarë në Benghazi: “Fëmijët tanë i vrau Hillary Clinton!”

Prindërit e dy amerikanëve të vrarë në Benghazi: “Fëmijët tanë i vrau Hillary Clinton!”
August 09
10:43 2016

Prindërit e dy amerikanëve të vrarë në një mision diplomatik të SHBA-ve në Benghazi të Libanit kanë hedhur në gjyq kandidaten demokrate për presidente, Hillary Clinton, duke thënë se papërgjegjshmëria ekstreme e saj dhe bisedat konfidenciale me persona të gabuar bëri që djemtë e tyre të gjenin vdekjen.

Patricia Smith dhe Charles Woods janë të mendimit se vdekja e katër amerikanëve, mes të cilëve, edhe dy djemtë e tyre, është përgjegjësi e Hillary Clinton, që ka qenë Sekretare e Përgjithshme e Shtetit në atë kohë.

Të dy prindërit janë duke propaganduar kundër kandidaturës së saj dhe janë shfaqur në krah të Donald Trump-it. Në një dalje publike, Patricia Smith akuzoi personalisht Hillary Clinton-it. “Hillary Clinton, ti je fajtore për vdekjen e tyre!”

Ndërkohë, një përfaqësues i kampit të Clinton-it është përgjigjur mbi këto akuza. “Edhe pse askush nuk mund të përjetojë dhimbjen që ndiejnë familjet e atyre amerikanëve trima që humbën jetën në Benghazi, unë po ju them se janë bërë 9 hetime të ndryshme mbi arsyet e vërteta se pse ata gjetën vdekjen dhe asnjë prej tyre nuk përmend emrin e Hillary Clinton, thjesht sepse ajo nuk ka asnjë lidhje me këtë”, – ka përfunduar Nick Merrill. /Blitz.al/

 

Shperndaje