Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prifti jep një deklaratë që habit besimtarët: Jam dashuruar, më duhet të largohem!

Prifti jep një deklaratë që habit besimtarët: Jam dashuruar, më duhet të largohem!
September 12
15:57 2016

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një meshë në kishën San Pantalon në Venezia të Italisë. Prifti Don Marco Scarpa ka habitur të gjithë besimtarët e krishterë në përfundim të meshës së ditës së diel duke deklaruar se ai do të largohet nga aktiviteti në kishë pasi është dashuruar.

Në profilin e tij në Facebook, prifti ka shkruar: “Me këtë vendim për mua janë hapur rrugë të reja dhe që nuk i njoh. Megjithatë, me dakordësinë e Patriarkut, duke filluar që nga nesër, nuk do të shërbej më si prift, sepse do të marr një rrugëtim tjetër në jetën time. Ndodhem gjithsesi përpara Zotit me këtë hap të ri”, – ka përfunduar ai.

Ndërkohë që shumë komentues e kanë kritikuar, të tjerë kanë thënë se dashuria qëndron mbi gjithçka dhe prifti Don Marco Scarpa ka bërë revolucion duke e pranuar hapur këtë dëshirë të tijën. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje