Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prezenca në rritje e NATO-s, Rusia kundërpërgjigjet me shtim të trupave në kufij

Prezenca në rritje e NATO-s, Rusia kundërpërgjigjet me shtim të trupave në kufij
May 05
12:25 2016

Rusia ka njoftuar shtimin e të tjerë trupave ushtarake nëpër kufij si reagim kundër rritjes së prezencës së NATO-s në Europën Lindore.

Shteti rus deklaroi të mërkurën se kundërshton prezencën e NATO-s në Poloni dhe rajonin e Balltikut. Në shenjë kundërshtimi, Rusia paralajmëroi se do të hakmerret duke shtuar trupat ushtarake që do të vendosen në kufirin e vendit me Ukrainën, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Finlandën dhe Azerbajxhanin.

Nga ana tjetër, NATO ka deklaruar se përforcimet ushtarake janë vetëm një masë parandaluese, e ndërmarrë pas aneksimit rus të Krimesë dhe trazirave të shkaktuara nga separatistët rusë në Ukrainë.

Një zyrtar në Ministrinë e Jashtme të Rusisë tha se vendosja e forcave të armatosura të NATO-s në afërsi të kufirit rus është mjaft e rrezikshme pasi reagimi i Rusisë nuk do të vonojë. “Kam frikë se kjo masë e NATO-s do të ndiqet nga reagime hakmarrëse, për të cilat Ministria e Mbrojtjes në Rusi është duke diskutuar.”, tha ai.

Komento
Etiketimet
Shperndaje