Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pretendoi të fitonte lirinë si i sëmurë mendor, gjykata lë të lirë Vladimir Gjutën

Pretendoi të fitonte lirinë si i sëmurë mendor, gjykata lë të lirë Vladimir Gjutën
September 26
20:21 2016

Ka pritur pasditen që trupi gjykues që ka në shqyrtim masën e sigurisë ndaj Vladimir Gjutës të shpallë vendimin për lirimin e tij nga qelitë  e paraburgimit.  Gjykata e Tiranës  urdhëroi  sot lirimin e Vladimir Gjutës, i cili ndodhet në burg pas akuzave të babait të tij për dhunë.

Gjuta u arrestua pasi dyshohej si i implikuar me çështjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai u lirua nga këto akuza më 24 prill të këtij viti, por pak kohë më vonë, më 20 qershor, ai u arrestua sërish pas denoncimit për dhunë në familje.

Por sot gjykata provoi se shkak për lirimin e tij është gjendja e tij mendore. Ndërkohë që në vendimin e gjykatës thuhet gjithashtu se është konstatuar se nuk ka dhunë të Gjutës ndaj familjarëve. Kohët e fundit, 36-vjeçari ka shfaqur çrregullime të shëndetit mendor.

Më 20 shtator Vladimir Gjuta paraqiti në Gjykatën e Tiranës një kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, duke kërkuar kështu lirinë. Pas denoncimit, babai dhe familjarët e tij theksuan se nuk kishin dëshmuar asnjëherë se Vladimiri kishte ushtruar dhunë./Blitz.al/

Shperndaje