Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Presidenti turk Erdogan fiton luftën për pushtet

Presidenti turk Erdogan fiton luftën për pushtet
July 24
10:05 2016

Turqia është  në  luftë për pushtet mes ish aleatëve islamikë. Në 15 korrik dështoi grusht shteti dhe AKP , partia e themeluar nga Presidenti Tayyip Erdogan ka fituar betejën me rrjetet klandestine ushtarake dhe  burokracinë besnike të klerikut Fethullah Gulen.

Erdogan akuzon Gulen për organizimin e grusht shtetit dhe ka rrethuar më shumë se 60.000 persona  në një operacion ku ai shpreson të pastrojë Turqinë nga virusi gulenistët.  Spastrimet kanë filluar nga gjeneralët ushtarët, gjyqtarët, mësuesët edhe gazetarët. Erdogan ka thënë se ata janë tradhëtare dhe do të ç’rrënjosë organizatat terroristë separatiste të Gulenit kudo që të jenë. Në anën tjetër Gulen mohon të ketë bërë komplotin kundër Erdoganit.

Një gazetar ka thënë se kishte frikë të shkonte në redaksi ditën pas grushtit të shtetit. “Gazeta është bërë një detyrim.”- tha ai. Kur është pyetur nëse është ndjekës i Gulen ai ka thënë se duke ju përgjigjur kësaj pyetje mund të përdoret si një dëshmi kundër Erdoganit dhe të ndiqet penalisht.

Sipas presidentit Erdogan po vjen fundi i lëvizjes Guleniste në Turqi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje