Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Presidenti tregon drekën sekrete me Ramën para dekretit: Partitë e kthyen 30 qershorin si betejë

Presidenti tregon drekën sekrete me Ramën para dekretit: Partitë e kthyen 30 qershorin si betejë
June 11
16:35 2019

 

Presidenti Ilir Meta doli një konferencë të jashtëzakonshme në orën 16:00 deklaroi se ishte i detyruar të shfuqizonte dekretin për datën e zgjedhjeve.

Ai u shpreh se kishte informacione për një konflikt që mund të ndodhte. Po ashtu Meta tha se ka dalë në këtë konferencë për të gjithë ata që e kanë lexuar keq Kushtetutën

“Me përgjegjësi të lartë shtetërore bëra publik vendimin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve më 8 qershor. Ky vendim është marrë pasi mund të provokohej një konflikt destabilizues me pasoja për jetët e njerëzve. Që në momentin e shpalljes së këtij vendimi kam vënë re reagime emotive, akuza se kam shkelur Kushtetutën e cënuar Republikën. Duke ditur fort mirë që në Tiranë qarkullojnë disa materiale të Kushtetutës të përkthyera edhe gabim për të keqinformuar të gjithë ata që e kanë lexuar keq ligjin themeltar”,- tha Meta.

Madje tregoi se kishte zhvilluar një drekë sekrete me Ramën na Pallatin e Brigadave pak ditë para se të shfuqizonte datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Kemi pasur një drekë sekrete, e fundit para 10 ditësh në Pallatin e Brigadave ku kemi biseduar dhe ai e di shumë mirë sa i shqetësuar jam unë për këtë situatë dhe tejkalimin e saj. I takonte atij të kërkonte datë tjetër për zgjedhjet. Prandaj Rama ka deklaruar se nuk ishte i surprizuar nga vendimi im”.

Meta vijoi: “Që në 24 maj dhe publikisht kam shprehur gatishmërinë time për ti shërbyer një zgjidhje pas dakordësimit të palëve për të shfuqizuar datën 30 qershor e për të gjetur zgjidhje për një datë tjetër. Kjo kërkesë e imja nuk ka funksionuar, dhe dy tre ditë para se të merrej ky vendim Rama ka qenë ne TV dhe ka bërë të qartë se nuk e vë në diskutim 30 qershorin. S’kam bërë tentativë për të komunikuar me të ditë më ka nderuar duke vizituar Skraparin. E vërteta është se kam bërë përpjekje për të komunikuar me Rucin, por ka qenë duke udhëtuar drejt Tepelenës, kjo është historia pse Rama s’ka qenë i surprizuar, unë kam qenë me reagimin e tij. Mëgjithatë ka kohë të reflektojë.”

“Republika nuk është monopartitizëm, as kapje e institucione nga ana e maxhorancës e as delegjitimim i tyre nga ana e opozitës. Siguroj qytetarët se zgjedhjet do zhvillohen në një datë të mëvonshme e brenda një afati në respekt me frymën e kushtetutës.

U bëj thirrje palëve ta lexojnë me seriozitet kushtetutën të shfrytzojnë këtë hapësirë, për gjetjen e një zgjidhje për përfshirjen e të gjithë shqiptarëve në zgjedhje. Jam gati të ndërmarr vendime të rëndësishme në interes të vendit e frymës kushtetuese. Ftoj palët të kuptojnë domosdoshmërinë e dialogut e gjetjen e zgjidhjeve”,-u shpreh Meta.

Nëse ka një njeri që e di që unë s’kam frikë është Rama. Unë kam frikë vetëm nga përgjegjësia para popullit dhe nga detyrat që kam. Dhe detyra që kam është shumë e lartë. Reforma në drejtësi nëse u miratua me konsensus  e ka falë ndërhyrjeve që kam bërë për atë konsensus se ndryshe sot Shqipëria as rekomandimin për nisje të negociatave nuk do e kishte.”

Komento
Shperndaje