Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Presidenti serb: Nëse BE na kushtëzon me “Kosovën”, do të refuzojmë anëtarësimin

Presidenti serb: Nëse BE na kushtëzon me “Kosovën”, do të refuzojmë anëtarësimin
April 19
13:06 2016

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolić, ka vijuar me deklaratat e tij lidhur me njohjen  e pavarësisë së Kosovës.

“Serbia dëshiron ta organizojë vendin në të njëjtën mënyrë ashtu siç janë të rregulluara vendet e Bashkimit Evropian, dhe t’i përmbush të gjitha kushtet, por me të vetmin kusht që ka për Evropën, e i cili është që kurrë të mos kërkojë nga ajo njohjen e pavarësisë së Kosovës.”, është shprehur Nikolić për televizionin grek “Corfu TV”, shkruan “lajmi.net”.

I pyetur nëse i pëlqen kjo Europë, anëtare e të cilës dëshiron të jetë edhe Serbia, Nikolić tha se “Europë më të mirë s’kemi”.