Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Presidenti Nishani uron Pashkët, risjell në vëmendje bashkëjetesën fetare

Presidenti Nishani uron Pashkët, risjell në vëmendje bashkëjetesën fetare
May 01
10:02 2016

Me rastin e Festës së Pashkëve që festojnë sot besimtarët ortodoks, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka uruar këta të fundit nëpërmjet një fjale të mbajtur direkt nga Presidenca.

Si fillim presidenti Nishani ka uruar Pashkët duke kujtuar edhe njëherë vlerën e jashtëzakonshme që ka për botën e krishterë ringjallja e Krishtit dhe i gjithë mesazhi prapa këtij akti. Ai ka thënë se pikërisht ky mesazh i shenjtë duhet të shërbejë te të gjithë për të reflektuar dhe përsosur në radhë të parë veten dhe më pas të gjithë ata që kemi pranë.

Presidenti Nishani nuk ka nguruar të përmendë me këtë rast edhe bashkëjetesën fetare në Shqipëri, si vlerën më të patjetërsueshme të shqiptarëve.

Ai e ka mbyllur fjalën e tij duke shprehur edhe një herë urime të përzemërta për  të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, “Pëfitoj nga kjo festë e madhërishme të uroj gjithashtu më shumë lumturi, fat të mbarë, mirëqenie, begati e harmoni jo vetëm për besimtarët ortodoksë shqiptarë, por edhe një të ardhme sa më të begatë e të ndritur për mbarë popullin tonë! Gëzuar Pashkët!”

Etiketimet
Shperndaje