Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Presidenti Nishani takon kreun e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut

Presidenti Nishani takon kreun e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut
March 23
10:19 2016

Kreu i Shtetit është takuar sot me Presidentin e ri të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Guido Raimondi.

Presidenti Nishani ka shprehur keqardhjen për ndodhitë e djeshme në Bruksel, duke thënë se këto janë sulme ndaj Europës dhe demokracisë, ndaj dhe ai shpreh gatishmërinë e shtetit shqiptar për t’u solidarizuar me popullin belb dhe për të dhënë  ndihmë në luftën kundër terrorizmit.

Një tjetër aspekt ku kreu i shtetit ndaloi është reforma në drejtësi, ku informoi z. Raimondi se pas Komisionit të Venecias palëve politike në Shqipëri nuk i mbetet gjë tjetër veçse të ndërtojnë një konsensus pasi kjo reformë është e një rëndësie të veçantë.

Gjithashtu, presidenti Nishani solli në vëmendje edhe çështjen e pronave dhe kompensimin e pronarëve të cilët janë shpronësuar gjatë regjimit komunist në Shqipëri, pasi ky është një prioritet edhe për bashkimin e Shqipërisë në familjen europiane.

Komento
Shperndaje