Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Presidenti Nishani takon krerët e grupeve parlamentare për reformën në drejtësi

Presidenti Nishani takon krerët e grupeve parlamentare për reformën në drejtësi
August 09
11:29 2016

Sot, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka pritur në presidencë krerët e grupeve parlamentare për të folur për miratimin e ligjeve që bëjnë të zbatueshme reformën në drejtësi dhe procesin e reformës.

Dje presidenti zhvilloi një takim konsultues me ekspertë të jurisprudencës për procesin e zgjedhjeve dhe emërimit të anëtarëve të Këshillit të  Emërimeve në Drejtësi.  Ai falënderoi pjesëmarrësit për diskutimet dhe sugjerimet dhe gjithashtu, sipas njoftimit për shtyp, theksoi qëndrimin e tij se çdo akt ligjor do të bazohet mbi sjelljen institucionale, do të jetë i mirargumentuar dhe i përgjegjshëm në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Nishani ka vendosur të bëjë sot këtë takim  me krerët e grupeve parlamentare pasi nuk mund të mbledhë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi./Blitz.al/

Shperndaje