Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Presidenti Nishani, homazhe në Vlorë për Pavarësinë

Presidenti Nishani, homazhe në Vlorë për Pavarësinë
November 28
12:13 2016

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka zhvilluar homazhe pranë Monumentit të Pavarësisë në Vlorë, me rastin e 28 Nëntorit – 104 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Nishani dha edhe urimin e tij me rastin e festës.

“Gëzuar festën e flamurit! Nder përjetë atit themelues! Nder përjetë rilindësve të mëdhenj të kombit! Nder përjetë luftëtarëve dhe dëshmorëve të këtij procesi, që bëri të mundur kalimin e shqiptarëve drejt modernitetit, kthimin e tyre në shtëpi, në gjirin e kontinentit që i përkasim që kur zë fill jeta, kthimin në familjen evropiane.

Gëzuar Festën e Pavarësisë!
Rroftë flamuri ynë kuq e zi!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!”- tha Nishani në fjalën e tij.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje