Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Presidenti Nishani dekreton gjeneralen e parë në historinë 104-vjeçare të Ushtrisë Shqiptare

Presidenti Nishani dekreton gjeneralen e parë në historinë 104-vjeçare të Ushtrisë Shqiptare
November 16
15:40 2016

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar, me propozim të ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, në  gradën gjeneral brigade, Manushaqe Shehun. Për herë të parë në historinë gati 104-vjeçare të FARSH, një grua gradohet gjenerale.

Gjeneral brigade Manushaqe Shehu ka lindur në Peshkopi më 5 nëntor të vitit 1965. Ajo është titulluar oficere në vitin 1984.

Në 32 vite karrierë, Shehu ka shërbyer në disa detyra dhe funksione. Pas përfundimit të studimeve në Akademinë e Lartë të Oficerëve Tiranë, në vitin 1984 u emërua shefe logjistike në Brigadën e Peshkopisë.

Në vitin 1991 mori gradën kapiten i parë. Që nga fillimet e karrierës së saj ushtarake deri në vitin 2000 ka punuar në detyra të ndryshme në fushën e logjistikës, financës etj.

Që prej 1 nëntorit të këtij viti është komandante e Akademisë së Nënoficerëve, detyrë të cilën vijon ta ushtrojë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje