Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Presidenti Nishani dekoron dy aktoret më të dashura për fëmijët, me titullin “Mjeshtër i madh”

July 14
17:17 2016

Ka qenë një ditë vlerësimesh kjo e sotmja për Presidentin e Republikës, zotin Bujar Nishani, i cili ka pritur në ambientet e Presidencës personalitete të ndryshme të artit e të sportit shqiptar.

Krahas ish-atletes Klodiana Shala, e cila mori çmimin “Mjeshtër i Madh”, 2 personazhe të tjerë të cilët Presidenti ka menduar t’i vlerësojë për karrierën e tyre kanë qenë edhe aktoret e Teatrit të Kukullave, Shegushe Bebeti dhe Florinda Mazreku!

Shegushe Bebeti mori titullin “Mjeshtër i madh”, me motivacionin:

“Për kontributin e jashtëzakonshëm, pasionin dhe përkushtimin e pazëvendësueshëm në zhvillimin e Teatrit të Kukullave, duke qenë aktive jo vetëm në skenë, por edhe duke iu ardhur në ndihmë fëmijëve shqiptarë në nevojë e me sëmundje të rënda në vendin tonë dhe në Itali”.

Ndërsa aktorja Florinda Mazreku mori këtë titull, me motivacionin:

“Për punën e saj të shquar dhe vlerat e veçanta artistike të shfaqura si aktore e Teatrit të Kukullave, e cila me personazhet e panumërta të interpretuara shkëlqyeshëm përgjatë katër dekadave me radhë, u dhuroi kënaqësi e dashuri të parrëfyer duke bërë të lumtur breza të shumtë fëmijësh shqiptarë”.