Blitz

 Breaking News

Presidenti në ‘paqe’ me qeverinë pas tërmetit, dekreton aktin normativ për dhurimin e banesave

Presidenti në ‘paqe’ me qeverinë pas tërmetit, dekreton aktin normativ për dhurimin e banesave
December 13
12:08 2019

Situata emergjente pas tërmetit ka sjellë paqen mes Instituticionit të presidentit dhe qeverisë. Ditën e sotme kreu i shtetit, njoftoi se ka dekretuar aktin normativ për dhurimin e apartamenteve për familjarët e viktimave të 26 nëntorit.

Pas një sërë ligjesh të kthyera Kuvendit për rishqyrtim, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot shpalljen e ligjit nr. 80/2019- “Për miratimin e aktit normativ, për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019”.

Njoftimi i plotë:

“D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 80/2019 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 6, datë 30.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019”.” – thuhet ne njoftim.

/Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Share