Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Presidenti Meta nuk e dekreton Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm

Presidenti Meta nuk e dekreton Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm
November 03
19:46 2018

Kur sot skadonte afati, Presidenti Ilir Meta ka vendosur mos të dekretojë Sandër Lleshin, në postin e
ministrit të ri të Brendshëm, pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt. Zyra e shtypit njofton se presidenti Meta nuk e ka krijuar bindjen per te dekretuar Lleshin si minister te ri.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”, thuhet ne njoftimin e shkurtër të Presidencës.

Një javë më parë, pikërisht të shtunën më 27 tetor, Rama njoftoi se kishte emëruar pas dorëheqjes së Fatmir Xhafaj, gjeneral Sandër Lleshin në postin e ministrit të brendshëm. Pak orë pas dorëheqjes, Meta dekretoi shkarkimin e Xhafajt, por jo edhe emërimin e Sandër Lleshit.

Mediat aluduan per arsyet e mosdekretimit të Lleshit nga presidenti, duke shkruar se Meta kërkon te mesojë nga Ministria e Mbrojtjes nëse Lleshi mban ende ndonjë detyrë shtetërore në forcat e Armatosura, pasi sipas Kushtetues, ministri nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër shtetëror dhe as të jetë anëtar ose drejtues i ndonjë organi të shoqërisë civile.

Ndërkaq Meta deklaroi mbrëmjen e së premtes në një emision televiziv se vendimi lidhur me kërkesën për dekretimin e ministrit të ri, do të jetë një vendim kurajoz, duke nenkuptuar vendimin e sotem per te mosdekretuar Sandër Lleshin për postin e ministrit të Brendshëm.

Mosdekretimi i ministrit të ri eshte precedenti i parë në historinë e demokracisë në Shqipëri, që e fuste vendin në një situtatë të paprovuar, vecanerisht në kushtet e mungesës së Gjykatës kushetuese, e cila mund të interpretonte ligjërisht ngërçin e krijuar.

Gjithesesi në postin e ministrit të Brendshëm mbetet ende fatmir Xhafaj, shkarkimi i të cilit nuk miratua të enjten e kaluar nga Kuvendi i Shqipërisë.

SI[as Ballkanweb presidenti Meta e priti në zyrën e tij z.Sandër Lleshi pasditen e sotme, ku dhe e ka njohur me vendimin.

Komento
Shperndaje