Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Presidenti Meta firmos dekretin para kamerave: “Zgjidhja i shërben të ardhmes europiane!”

Presidenti Meta firmos dekretin para kamerave: “Zgjidhja i shërben të ardhmes europiane!”
June 10
08:19 2019

Presidenti Ilir Meta në konferencën e jashtëzakonshme për mediat tha se kriza politike dhe rreziku i një konflikti civil mes tyre, ka detyruar atë që të marrë veprimin për të shtyrë datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kreu i shtetit firmosi “live” para kamerave ç‘dekretimin e datës së zgjedhjeve, ndërsa në fund përshëndeti qytetarët me simbolin e shqiponjës dykrenare, duke përcjellë edhe njëherë mesazhin se Shqipëria dhe stabiliteti i saj është mbi çdo interes tjetër.

Sipas Ballkanweb, presidenti i vendit ftoi edhe faktorin vendas e të huaj, që të kontribuojnë për tejkalimin e ngërçit të krijuar mes palëve politike. Ai tha se të gjithë së bashku duhet të punojnë për t’i shërbyer të ardhmes së Shqipërisë, destinacioni i së cilës është  familja e madhe e Bashkimit Europian.

“Kjo është mënyra e vetme për kontribuuar për zgjidhjen e krizës ku ndodhet vendit.  Ftoj të gjithë aktorët vendas dhe ato ndërkombëtarë,  për të vendosur dialogun dhe gjetjen e një zgjidhjeje, e cila i shërben të ardhmes europiane të vendit”-tha kreu i shtetit./blitz.al/

Komento
Shperndaje