Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Presidenti Meta dekreton Edi Ramën si ministër të Jashtën

Presidenti Meta dekreton Edi Ramën si ministër të Jashtën
January 18
11:15 2019

Para pak çastesh presidenti Meta ka dekretuar propozimin e qeverisë për emrin e Edi Ramës si ministër të Jashtëm.  Lajmi është konfirmuar nga News24 nga zëdhënësi i Presidentit, i cili gjithashtu ka thënë se është dekretuar dhe shkarkimi i Bushatit nga kjo detyrë. Sipas presidentit, propozimi i Ramës është në përputhje me Kushtetutën, edhe pse është një rast i veçantë. Gjithashtu kriza e zgjatur mes presidentit dhe kryeministrit për dekretimin e ministrit të Jashtëm dëmton politikën e jashtme, dhe ky është një motiv i fortë që Rama të dekretohej.

Kujtojmë që propozimi i kryeministrit në krye të diplomacisë shqiptare, erdhi si pasojë e ngërçit politik që shkaktoi refuzimi i emrit të Gent Cakajt nga ana e Metës për këtë detyrë. Pas polemikave mes institucionit të presidentit dhe kryeministrit, zgjidhja që erdhi nga mazhoranca ishte propozimi pikërisht i Edi Rmës për këtë rol, që në fakt do të jetë vetëm ministër i Jashtëm de jure, ndërkohë që se kush do ta drejtojë vërtetë këtë sektor pritet të shihet. /Blitz.al/

Share