Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Presidenti kosovar Hashim Thaçi në Tiranë, pritet nga Nishani

Presidenti kosovar Hashim Thaçi në Tiranë, pritet nga Nishani
October 03
10:16 2016

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur sot në Tiranë, ku është pritur nga homologu i tij shqiptar, Bujar Nishani. Në orën 09:00, në Presidencë u zhvillua ceremonia e mirëseardhjes, ndërkohë që në orën 10:30 pritet që të dy presidentët të dalin në deklarata për shtyp.

Në agjendën zyrtare të presidentit Thaçi përfshihen edhe takimet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe me kryeparlamentarin Ilir Meta. Hashim Thaçi do të takohet edhe me liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Mësohet se pas takimeve me krerët e shtetit, presidenti Thaçi do të vizitojë familjen e shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Dritëro Agolli. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje