Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Presidenti i Hungarisë viziton Tiranën, pritet nga Nishani

Presidenti i Hungarisë viziton Tiranën, pritet nga Nishani
April 05
09:11 2016

Presidenti i Hungarisë, Janos Ader, viziton ditën e sotme Shqipërinë. Ai ka mbërritur pak minuta më parë në presidencë ku është pritur nga kreu i shtetit, Bujar Nishani. Pas përfundimit të takimit kokë më kokë, pritet edhe një konferencë shtypi e përbashkët.

Axhenda zyrtare e takimeve të presidentit të Hungarisë

11:00 – Ceremonia zyrtare e pritjes në presidencë.

11:10 – Takimi kokë më kokë i dy presidentëve.

11:30 – Bisedimet zyrtare mes dy delegacioneve.

12:30 – Konferenca e përbashkët për shtyp.

15:25 – Pjesëmarrje e përbashket e presidentit Nishani dhe homologut hungarez në ekspozitën fotografike “Unë dhe Budapesti” të fotografit Roland Tasho në galerinë FAB.

 

Etiketimet
Shperndaje