Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Presidenti filipinas sërish kundër Obamës: Vafsh në djall, armët i blej nga Rusia dhe Kina!

Presidenti filipinas sërish kundër Obamës: Vafsh në djall, armët i blej nga Rusia dhe Kina!
October 05
10:20 2016

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duerte, ka reaguar ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke çuar në përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Shkak është bërë vendimi i SHBA-ve për të mos i shitur disa lloje armësh vendit të tij, ku lufta kundër trafikantëve të drogës ka shkaktuar më shumë se 3,000 të vdekur në tre muaj.

Në deklaratën e tij, ai reagoi ashpër ndaj Departamentit amerikan të Shtetit dhe presidentit Barack Obama: “Në vend që të na ndihmoni, i pari që kritikon është Departamenti i Shtetit. Kështu që vafshi në djall, edhe ju zoti Obama!”. Ai ka kritikuar ashpër edhe qëndrimin e Bashkimit Europian, të cilit iu drejtua me fjalët: “Më mirë të zgjidhni purgatorin, ferri është mbushur plot”.

Presidenti Duerte kërcënoi me prishje të marrëdhënieve me Amerikën, pa dhënë shumë hollësira, teksa theksoi se armët që SHBA nuk ia sigurojnë, ai i blen lehtësisht në Rusi dhe Kinë.

Tensioni mes dy vendeve, më konkretisht mes presidentit filipinas dhe homologut të tij amerikan, ka nisur pak kohë më parë, kur Rodrigo Duerte e cilësoi “bir bushtre” Obamën pas një sërë kritikash të SHBA-ve ndaj Filipineve për luftën e përgjakshme kundër trafikut të drogës. Pas këtyre komenteve, presidenti Barack Obama anuloi takimin e planifikuar të tyre. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje