Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Presidenti e refuzoi dekretimin e tij si ministër, qeveria ka një plan tjetër për Gjeneral Sandër Lleshin

Presidenti e refuzoi dekretimin e tij si ministër, qeveria ka një plan tjetër për Gjeneral Sandër Lleshin
November 05
12:14 2018

Mos dekretimi i ministrit të ri të Brendshëm nga Presidenti i Republikës u kthye në çeshtjen politike më të diskutuar ditët e fundit. Fillimisht Ilir Meta refuzoi të konfirmonte emërimin e Gjeneral Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme pas propozimit të tij nga kryeministri.

Pasi afati i dekretimit prej 7 ditësh mbaroi Edi Rama i dërgoi një mesazh gjithë deputetëve të tij që mos e komentonin vendimin e Presidentit pasi gjithçka është në dorën e qeverisë dhe ata mbajnë përgjegjësi për qytetarët.  Dhe në fakt kështu është bërë. Takimi i djeshëm 90 minutësh midis Edi Ramës dhe Ilir Metës mesa duket nuk ka çuar në gjetjen e një zgjidhje për situatën e Sandër Lleshit dhe qeveria ka vendosur të zbatojë një “plan B”

Burime për Balkanweb, zbulojnë se në mbledhjen e grupit të Partisë Socialstë ditën e sotme është vendosur që Gjenerali të emërohet zv.ministër i Brendshëm por me kompetencat e një ministri. E gjitha kjo do të bëhet me vendim të qeverisë dhe do të miratohet nesër në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, ku dhe do të votohet për shkarkimin e Fatmir Xhafës pas dorëheqjes së tij.

Kështu edhe pse zyra e shtypit të Presidentit njoftoi se Ilir Meta nuk e ka krijuar bindjen e duhur që ta emërojë këshilltarin e kryeministrit Rama si Ministër të Brendshëm, mazhoranca duket se ka gjetur një zgjidhje brenda kompetencave të saj.

Ndërkohë kryeministri minutat e fundit ka reaguar minutat e fundit me anë të një postimi në Tëitter, për gjithë çfarë është diskutuar në mbledhjen e grupti të PS por dhe ka paralajmëruar me fjalët “Nuk mbaron me kaq”. Ky është statusi i tij i plotë:

/Blitz.al/

Komento

Shperndaje