Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Presidenti Barack Obama krijon zonën e mbrojtur detare më të madhe në botë

Presidenti Barack Obama krijon zonën e mbrojtur detare më të madhe në botë
August 27
17:05 2016

Pak muaj përpara përfundimit të mandatit, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka mundësuar krijimin e hapësirës më të madhe natyrore të mbrojtur deri tani. Një ditë më parë, ai ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që katërfishon perimetrin mbrojtës rreth Papahānaumokuākea-s, një arkipelag ku gjallojnë krijesat më vjetra dhe më të pazakonta në planet.

Arkipelagu është shtëpia e llojeve më të rrezikuara të gjallesave si: breshkat e detit, balenat blu, fokat Hawaiian-e dhe disa nga krijesat më të vjetra në tokë – koral i zi që ka mbijetuar 4.000 vjet. Më shumë se një e katërta e 7,000 specieve gjenden në vetëm këtë zonë të mbrojtur.

“Një ndër veprimet më të rëndësishme që një president amerikan ka marrë ndonjëherë për shëndetin e oqeaneve.”, u shpreh senatori demokrat Brian Schatz.

Arkipelagu u përcaktua si zonë e mbrojtur për herë të parë nga Presidenti George W. Bush. Por peshkimi komercial në afërsi të zonës ka vënë në rrezik gjallesat, duke cenuar këtë projekt të nisur në 2006-ën. Ky legjislacion i presidentit aktual, e zgjeron mbrojtjen e zonës me nga 200 milje në çdo drejtim.

Presidenti Barack Obama e ka kthyer në prioritet gjatë mandatit të tij, luftën kundër ndryshimit të klimës. Ai ka luajtur një rol të madh në marrëveshjen globale me në fokus reduktimin e emetimeve të karbonit. Administrata e drejtuar nga ai, ka përcaktuar objektiva ambicioze si pastërtia e karburantit dhe efikasiteti i energjisë elektrike.

Shperndaje