Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Presidentët Erdogan dhe Putin takohen sot në Rusi

Presidentët Erdogan dhe Putin takohen sot në Rusi
August 09
11:32 2016

Pas pothuajse një viti pas incidentit të një aeroplani rus që u rrëzua nga ushtria turke e që përkeqësoi marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë, pritet të takohen sot në Rusi dy presidentët, Erdogan dhe Putin.

Presidenti turk Erdogan ka treguar përpara takimit se ai dëshiron të rinisë bashkëpunimin midis dy vendeve. “Një faqe e re do të hapet në lidhjet ruso-turke. Kjo faqe e re do të përfshijë ushtrinë, ekonominë dhe bashkëpunimin kulturor”, – ka thënë ai në një intervistë për një media ruse.

Tani mbetet për t’u parë a do të arrijnë krerët e dy shteteve nëpërmjet këtij takimi të hapin një faqe të re të kapitullit të marrëdhënieve diplomatike dhe më gjerë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje