Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

President Meta takohet me Presidenten e Kroacisë, ç’vendosën ata?

President Meta takohet me Presidenten e Kroacisë, ç’vendosën ata?
January 12
11:18 2018

Presidenti i Republikës Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me Presidenten e Republikës së Kroacisë, zonjën Kolinda Grabar-Kitaroviç, në Zagreb.

Sipas Syri.net, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fortë që Presidentja Grabar-Kitaroviç dhe Kroacia i kanë dhënë Shqipërisë veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Duke iu referuar lidhjeve të forta historike dhe marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe vizionit të përbashkët euroatlantik, Presidenti Meta theksoi se, ka ardhur koha që këto marrëdhënie të ngrihen në nivelin e Partneritetit Strategjik.

Të dy Presidentët ranë dakord që, në kuadrin e vitit të Skënderbeut, të zhvillojnë një vizitë të përbashkët tek komuniteti 300-vjeçar i Arbanasve të Zarës.

Ata theksuan domosdoshmërinë e vijimit të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor . Meta shprehu besimin në mbështetjen e Kroacisë për çeljen së shpejti të negociatave të anëtarësimit në BE, mbështetje shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe inkurajuese për vijimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve të nevojshme.

Presidentët Meta dhe Kitaroviç ranë dakord që vizita shtetërore e Presidentes kroate në Shqipëri të zhvillohet në muajt në vijim./Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje