Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

President i përbashkët? Reagojnë mediat greke: Zgjohet përsëri fantazma e Shqipërisë së Madhe

President i përbashkët? Reagojnë mediat greke: Zgjohet përsëri fantazma e Shqipërisë së Madhe
February 20
12:10 2018

Temë kryesore në median greke ka qenë deklarata e Ramës në Kosovë në të cilën kanë komentuar deklaratën e Ramës për nevojën e një presidenti të përbashkët Shqipëri-Kosovë si një dëshirë të shqiptarëve për Shqipërinë e madhe.

“Fantazma e Shqipërisë së Madhe zgjohet përsëri, për t’u bërë realitet”,  “Edi Rama ëndërron si Erdogan; kufijtë e zemrës të bëhen një ditë realitet”, këto janë disa prej frazave të përdorura nga mediat greke.

“Deklarata bombë e Ramës që mori përgjigje të menjëhershme nga zëdhënësja e Komisionit të BE-së për Politiken e Jashtme, për rrezikshmërinë e lartë të ndryshimit të kufijve, mbetet ëndrra shqiptare”,  tha gazetari Nikolas Vafiadhis në “ANT1 TV”.

Deklarata e kryeministrit shqiptar është publikuar në çdo media, të shkruar dhe vizive greke, në shumicën e rasteve me habi, me pikëpyetje dhe duke u komentuar se bie ndesh me deklaratat Kotzias për marrëveshje miqësore, negociata drejt konsensusit për kufirin detar, si dhe për dhënien fund të retorikës shumëvjeçare mes dy vendeve./Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Komento
Shperndaje