Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prangoset ushtari i FA-ve pasi kërcënoi kolegen: Fli me mua ose të publikova videot intime!

Prangoset ushtari i FA-ve pasi kërcënoi kolegen: Fli me mua ose të publikova videot intime!
November 13
11:10 2016

Një ushtar profesionist i Forcave të Armatosura ka kërcënuar kolegen e tij se do t’i publikonte një video intime, një veprim që i ka kushtuar atij  lirinë.

Sipas Balkanweb, ushtari Gersian Dumi prej një muaji e gjysmë ka shantazhuar kolegen e tij me iniciale E.K. nëpërmjet një adrese false në Facebook duke i kërkuar që të shkonte me të në një hotel në një takim intim ose në të kundërt do t’i publikonte një video intime.

Pas shumë presionesh, vajza, me pozicion ushtare profesioniste e FA-ve, e ka denoncuar kolegun në polici. Demi është arrestuar nga Sektori i Krimit Kompjuterik  në zonën e vilave gjermane, ku ai kishte lënë takim me vajzën. Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes” ose “Dhunë për dhënie të çdo përfitimi tjetër”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje