Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pranga punonjësit të Forcave Detare, u kap me 10 kg drogë

June 15
11:22 2016

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona që u kapën në flagrancë me 10 kg lëndë narkotike e dyshuar si “Cannabis sativa”. Në kuadër të operacionit të koduar “Fast” u vunë në pranga shtetasit Arjan Tabaku 49 vjeç, banues në Krujë dhe Romin Davidhi 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës në Komandën e Forcave Detare.

Arrestimi i tyre u krye pasi gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në mjetin tip  Fiat me targa AA 799 LB , me drejtues shtetasin Arjan Tabaku, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: rreth 10 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva; një trup pistolete bashkë me tytën; fishekë të kalibrit 7.62 mm; mjeti tip Fiat me targa AA 799 LB; mjeti tip Fiat me targa AA 078 GP dhe katër aparate telefoni celularë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje