Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pranga gjyqtarit Ibrahim Hoxha dhe djalit të tij, po merrnin 6 mln lekë për një gjyq

Pranga gjyqtarit Ibrahim Hoxha dhe djalit të tij, po merrnin 6 mln lekë për një gjyq
May 03
09:29 2016

Një gjyqtar dhe i biri janë arrestuar në flagrancë teksa po merrnin lekë për ndryshimin e një vendimi. Bëhet fjalë për gjyqtarin Ibrahim Hoxha dhe të birin e tij Ledion Hoxha, të cilët u kapën në një lokal në Tiranë dhe bashkë me ta u vunë në pranga ndërmjetësi dhe personi që do paguante lekët për të fituar gjyqin.

Gjyqtari Ibrahim Hoxha do ndikonte në ndryshimin e vendimit të një çështje pronësie, konkretisht në favor të shtetasit Dritan Jazexhi, i cili ishte kërkonte përfitimin e pronës të së motrës, të cilës ia kishte lënë trashëgimi e ëma.

Ibrahim Hoxha ishte gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës. Për shkak të shkeljeve të shumta procedurale, Ministri i Drejtësisë i asaj kohe, Nasip Naço, kërkoi në Dhjetor të 2013-s shkarkimin e gjyqtarit Hoxha.

Etiketimet
Shperndaje