Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pranga 11 shtetasve për drejtim në gjendje të dehur, 56 patenta të pezulluara

Pranga 11 shtetasve për drejtim në gjendje të dehur, 56 patenta të pezulluara
April 18
09:48 2016

Gjatë aksionit të zhvilluar në fundjavë për rritjen e parametrave të sigurisë në kryeqytet, Policia Rrugore e Tiranës ka vënë në pranga 11 persona që akuzohen për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 1 tjetër për kundërshtim të punonjësit të policisë.

Mësohet se policia ka pezulluar 56 leje drejtimi: 25 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qytet, 29 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur, 2 leje drejtimi të pezulluara për kalim të afatit.

Gjithashtu, 64 drejtues u dërguan në komision dhe u vendosën 19 gjoba për mosvënie të rripit të sigurimit, kalim semafori me të kuqe dhe përdorim të celularit.

Etiketimet
Shperndaje